Do të jetë Spanjë-Angli finalja e së dielës në Berlin.
“Tre Luanët” fituan me përmbysje ndaj Hollandës në një përballje ku loja e tyre ishte dukshëm në nivel më të mirë se në ndeshjet e deritanishme.
Simons kaloi Hollandën në epërsi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.
Anglia barazon me penalltinë e kapitenit Kejn pasi ky i fundit u pengua në zonë nga Dumfriz.
Kur gjithçka dukej se do të zgjidhej me shtesë, Oli Uatkins i ardhur nga stoli shënon për Anglinë me një goditje të saktë diagonale brenda zonës.
Në Berlin luhet një klasike, me Spanjën e klasit dhe cilësisë përballë një Anglie që ndaj Hollandës tregoi cilësi, shpirt sakrifice dhe aftësi për të goditur në momente vendimtare.