Anglia e nis mbarë botërorin e Katarit duke mos kursyer Iranin ndaj të cilit shënoi plot gjashtë herë. Tre Luanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë me golat e Belingam, Saka dhe Sterling. Pjesa e dytë ofron të njëjtin ritëm me anglezët që kërkojnë të shënojnë sërish. Saka shënon golin e dytë personal, ndërsa Rashford dhe Grilish të ardhur nga stoli e çojnë në gjashtë numrin e golave. Skuadra e Sauthgejt merr kryesimin e grupit B, ndërsa sfidën e radhës e luan përballë SHBA-ve.
Hollanda e Luis van Gal mori një fitore në shifra 2-0 ndaj Senegalit. Tulipanët ofruan një paraqitje italiane duke u mbrojtur me forca të shumta për të shfrytëzuar daljet e pakta në sulm. Gakpo shënoi pak para fundit të kohës së rregullt, ndërsa Klasen dyfishoi shifrat në fundin e shtesës duke i dhënë Hollandës tre pikë me shumë vlerë për të barazuar Ekuadorin në krye të grupit A.