Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha sqaroi se autoritetet e burgjeve kanë liruar 30 qeli në burgun e Tiranës duke i transferuar të dënuarit në burgjet e Fierit dhe të Shkodrës.
Sipas Hoxhës, këto lëvizje janë tregues se diçka pritet të ndodhë duke nënkuptuar se këto qeli janë liruar për të pritur të arrestuarit e aferës së inceneratorëve.
“Çfarë pritet të ndodhë? Burgjet sapo boshatisën 30 vende ne qeli pranë paraburgimit 313. Te paraburgosurit janë shpërndarë në Fier dhe Shkodër…”- shkruan gazetarja.