Anis Mehmeti ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke u bashkuar zyrtarisht me Ipsuiçin në Angli. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë që e mban te klubi i Çempionshipit deri në vitin 2029.

Shifra e transferimit nga Bristol Siti nuk është bërë publike, por largimi i Mehmetit ishte i pashmangshëm, pasi kontrata e tij me Bristol Sitin skadonte në fund të sezonit.

Gjatë dy sezoneve të fundit te Bristol Siti, Mehmeti u shqua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke realizuar 26 gola dhe duke dhënë 9 asistime. Largimi i tij ishte paralajmëruar prej disa ditësh.

Kalimi te Ipsuiçi shënon një sfidë të re për sulmuesin shqiptar, pasi klubi ka si objektiv ngjitjen në Premier Ligë. Aktualisht, Ipsuiçi ndodhet në vendin e tretë të renditjes, vetëm dy pikë larg vendit të dytë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *