Anis Mehmeti u thirr për herë të parë në kombëtare nga tekniku Silvinjo dhe mund të debutojë në sfidën e 27 marsit ndaj Polonisë.

Talenti shqiptar që po spikat me paraqitjet e tij me Bristol Sitin u shpreh i emocionuar për grumbullimin e parë në kombëtare.

Mesfushori theksoi se është gati të luajë në Poloni, ku kombëtaren e pret një përballje ku duhet dhënë maksimumi.

“Jam i lumtur që jam thirrur në kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka. Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Ata janë të gjithë lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu. Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Silvinjo më ka thënë që duhet të luaj këtu njësoj si në Angli. Ne përqëndrohemi se çfarë do të bëjmë ne në fushë dhe jo tek kundërshtari, do bëjmë lojën tonë..” –  tha Mehmeti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *