Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierrez tha gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se fushata ndëshkuese ndaj palestinezëve si kolektivitet është e pajustifikueshme, pavarësisht terrorit të Hamasit.
Sipas tij, palët duhet të përmbahen dhe armëpushimi të rivendoset sërish pasi Rripi i Gazës tashmë është kthyer në një gërmadhë.
“Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen”, ka thënë Gutierrez.“Në të njëjtën kohë, brutaliteti i kryer nga Hamasi, nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.
Nuk ka arsyetim për vrasje të qëllimshme të 1.200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijëve, plagosjen e mijëra tjerëve dhe marrjen e pengjeve”. Gutierrez ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”