“TeleLombardia” raporton se Zllatan Ibrahimoviç e ka bindur Antonio Konten për të marrë vendin e Stefano Piolit në stolin e Milanit. 

Media në fjalë bën me dije se ka një marrëveshje në parim, ndërsa në ditët në vazhdim mund të ketë dhe detaje konkrete. 

Antonio Konte e ka fituar 4 herë Serinë A, 3 herë si trajner i Juventusit dhe 1 herë si trajner i Interit. 

Po ashtu 54-vjeçari ka fituar dhe titullin kampion në Premier Ligë në vitin 2017 si trajner i Çelsit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *