Apeli i Posaçëm i vlerësoi si të ligjshme kontrollet ndaj Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt të kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Bashkëshortja dhe vëllai i Erion Veliajt kishin kërkuar përmes avokatëve të tyre paligjshmërinë e kontrolleve dhe kthimin e sendeve personale.
Ditën e djeshme, e shoqja e kryebashkiakut të Tiranës u mor në pyetje në SPAK për 3 orë. Thirrja e saj u krye për hetimin pasuror ndaj të shoqit.
Edhe vetë Erion Veliaj i cilësoi si të paligjshme kontrollet e ushtruara ndaj gruas dhe vëllait.