Gjykata e Apelit e Posaçëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Taulant Tushen, i akuzuar në kuadër të aferës së njohur si “5D”. Me vendimin e fundit, trupa gjykuese ka caktuar ndaj tij masën “arrest shtëpie”, duke e zëvendësuar atë të arrestit me burg.

Deri në këtë vendim, Tusha mbahej në paraburgimin e Fierit. Paralelisht me dosjen “5D”, ai është nën hetim edhe për përfshirje të dyshuar në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Taulant Tusha konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë periudhës së punës së tij në Bashkinë e Tiranës. Në kuadër të të njëjtës aferë, autoritetet kanë arrestuar dhe kanë marrë të pandehur edhe disa ish-drejtues të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *