Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar kërkesën për ndryshim mase të ish-deputetit të Jurgis Çyrbja.

Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit, si dhe korrupsion gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. SPAK i kishte dhënë tre vite burg, me një dënim përfundimtar prej dy vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar. Ish-deputeti pretendonte se kishte përfunduar ditët e qëndrimit në qeli, por Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

NJOFTIMI


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më 20 shkurt 2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’”, caktuar më 20 tetor 2024 dhe verifikuar më 22 tetor 2024, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë më 3 nëntor 2025.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *