Corriere dello Sport raporton se Zhoze Maorinjo ka marrë një ofertë të majme për të drejtuar dy vite në futbollin saudit.

Teknikut aktual të Romës i janë ofruar tre mundësi: Të drejtojë kombëtaren e Arabisë Saudite ose një nga dy klubet Al-Nassr ose Al-Ahli.

Kombëtarja e Arabisë Saudite aktualisht është pa trajner pasi ish-tekniku, Herve Renard mori drejtimin e kombëtares franceze të femrave.

Në skuadrën e Al- Nassr Mourinjo do të ribashkohej me Kristiano Ronaldon, dërsa Al-Ahli po mundohet të firmosë me Lionel Mesin duke i ofruar deri në 300 milionë euro në sezon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *