Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj u shpreh gjatë intervistës për gazetarin Çim Peka në syri.net se ai u fut në pritë nga Edi Rama dhe se u braktis nga partia e tij.
Gjithashtu Ahmetaj u shpreh se sulmi ndaj tij është i motivuar politikisht dhe se ai e kishte parandjerë një goditje të tillë.
Ahmetaj shtoi se Spak-u duhet të hetojë proçedurat e inceneratorit të Tiranës dhe nëse ky hetim nis me seriozitet shqiptarët do të llahtarisen nga përfundimet e tij.