Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, të cilit i ka drejtuar 10 pyetje publike. Ai akuzon Dumanin dhe drejtësinë për selektivitet në hetime dhe mosveprim ndaj çështjeve që, sipas tij, lidhen me afera të mëdha korruptive dhe abuzime me fondet publike.
Ahmetaj kërkon që SPAK të hetojë “dosjet e nxehta” që, sipas tij, janë lënë mënjanë për arsye politike. Ai rendit një sërë rastesh që, pretendon, po anashkalohen nga prokuroria.
Dhjetë pyetjet që Ahmetaj i drejton Altin Dumanit:
- Çfarë indiciesh ka marrë për projektin Thumanë-Kashar, që është bërë pa tender dhe pa procedurë të re, ndërkohë që shqiptarët paguajnë 1.3 miliardë euro?
- Për çfarë arsye nuk hetohet çështja e fondeve të IPARD-it, për të cilën, sipas Ahmetajt, edhe Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime?
- Pse nuk hetohet situata në Onkologjik, ku pacientët, jo për faj të mjekëve, nuk marrin rimbursimin e barnave?
- Pse nuk ka hetim për çështjen e naftës në zonën e Shëngjinit, për të cilën thotë se ka ngritur vetë zërin?
- Pse nuk hetohet kontrata e koncesionit të inceneratorit të Tiranës dhe ku ndodhen paratë e paguara nga bashkia, ndërkohë që incenerimi nuk funksionon?
- Pse qytetarët e Tiranës paguajnë trefishin e tarifës prej 29 eurosh për mbeturinat, ndërkohë që nuk kanë shërbim incenerimi?
- Pse, sipas Ahmetajt, Altin Dumani “bëhet pronar i dëmit” duke mos vepruar ndaj përgjegjësve të vërtetë?
- Pse nuk hetohet çështja “Becchetti”, megjithëse kanë kaluar disa vite, ndërkohë që ndaj tij u veprua me urdhër arresti për 1 muaj e gjysmë?
- Kujt i referohet SPAK kur thotë “akuzohet për inceneratorët”, pasi Ai thotë se nuk ka asnjë firmë apo lidhje me procedurat e koncesioneve?
- Pse nuk hetohet rasti “McGonigal”, ndërkohë që pretendohet se po punohet, por ka vetëm disa persona që e duartrokasin?
Në reagimin e tij, Ahmetaj e akuzon Dumanin për shërbim ndaj interesave politike dhe thekson se ndaj tij është ndjekur një proces i motivuar për ta “eliminuar politikisht dhe fizikisht”.
Në reagimin e tij, Ahmetaj e akuzon Dumanin për shërbim ndaj interesave politike dhe thekson se ndaj tij është ndjekur një proces i motivuar për ta “eliminuar politikisht dhe fizikisht”.

