Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas kërkimeve dhe mosgjetjes së tij brenda vendit, SPAK –u iu drejtua me shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë.
Aktualisht ndaj Ahmetajt gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin.
Urdhri iu dorëzua nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetit.
Ditëve të fundit, Ahmetaj është shfaqur në disa foto ku pretendohet se ai ndodhet në Angli, por vendnodhja e tij mbetet zyrtarisht e pakonfirmuar.