Arbër Hoxha e ka nisur mirë sezonin e ri me Dinamon e Zagrebit duke qenë protagonist në dy javët e para.
Pasi shënoi në javën e parë ndaj Istra, anësori i kombëtare shqiptare shënoi gol edhe në transfertën ndaj Osijekut.
24-vjeçari tregoi sërish cilësitë më të mira duke shënuar përballë portierit kundërshtar pasi la pas mbrojtësit kundërshtarë me shpejtësinë e tij.
Hoxha po luan titullar në klubin historik të futbollit kroat duke fituar konkurencën me një veteran si Marko Pjaca.