Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të dorëzuar disa dokumente të kërkuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai ishte gjithashtu edhe një ditë më parë në SPAK, ku qëndroi për rreth pesë orë.

Më 23 korrik, Erion Veliaj u shpall zyrtarisht i pandehur për akuzat e korrupsionit, deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të parave. Përveç tij, në hetim janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe gjashtë sipërmarrës, mes tyre Elman Abule, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti i këtij viti. Ai ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesat i janë refuzuar nga të gjitha shkallët e drejtësisë. Veliaj ka cilësuar procesin ndaj tij si politikisht të motivuar dhe nuk ka hezituar të sulmojë publikisht prokurorët që po hetojnë dosjen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *