Nga Ledi Shamku Shkreli
A e dini se arbëreshët e Horës kanë një ninullë të posaçme për sonte? Nata ku secila nënë me foshnje, teksa përkund ferishten e vet, i këndon Krishtit fmi, në një nanuritje që din me bashku Tokën me Qiellin, siç dijnë nanat. Më poshtë teksti:
NINULLA ARBËRESHE
Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe