Ardita Sinani do të jetë drejtuesja e re e komunës së Preshevës.
Ajo fitoi shumicën e votave si përfaqësuese e partisë për Demokraci në Veprim duke marrë 4078 vota.
Sinani shpalli fitoren duke falenderuar mbështetësit e saj dhe duke u zotuar për qeverisje të përgjegjshme në krye të Preshevës për katër vitet e ardhshme.
Ardita Sinani ka shërbyer dhe si këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Luginën e Preshevës.