Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani shkroi në rrjetet sociale se bujqit dhe blegtorët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc po mbështetet me subvencione nga qeveria e Kosovës.
Sipas Sinanit, kjo qasje e qeverisë së Kosovës i shërben fermerëve, por gjithashtu dhe promovimit të kohezionit kombëtar.

“Kjo mbështetje nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një nxitje për rritjen e kapaciteteve tona, duke përfshirë këtu edhe agroturizmin, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik”.- ka shkruar Sinani.