Argjentina fitoi për të dytën herë radhazi trofeun e Kupës së Amerikës pasi mundi Kolumbinë 1-0 në kohën shtesë.
Ndeshja ishte shumë e ashpër, me duele të forta fizike të cilat i kushtuan rëndë dhe Lionel Mesit. Kapiteni argjentinas la fushën në mesin e pjesës së dytë pasi ndrydhi kaviljen e cila u fry duke mos e lejuar të vrapojë.
Lotët e Mesit në stol nuk u ndalën për disa minuta ndërsa ndeshja vijojnte me të njëjtin ritëm, duelet e ashpra në mesfushë dhe pak raste për shënim.
Për të zgjidhur fatin e ndeshjes mendoi Lautaro Martinez i cili shënon i ardhur nga stoli.
Ky është trofeu i dytë për Lionel Mesin ndërsa ka humbur dhe dy finale ndaj Kilit, ndërsa kjo finale ishte e fundit për Angel Di Marian që deklaroi tërheqjen nga kombëtarja.