Argjentina mori tre pikët e para në përballjen e fituar 2-0 ndaj Meksikës. Pas një pjese të parë të dobët, argjentinasit shtojnë ritmin në fraksionin e dytë dhe kapiteni Mesi zhbllokon shifrat me një goditje nga jashtë zone. Ështê sërish Mesi ai që asiston për Fernandez që me një goditje alla Del Piero hipotekon suksesin për të besuarit e Skalonit.

Argjentina tashmë ka tre pikë aq sa Arabia Saudite. Mesi me shokë kërkojnë kualifikimin në sfidën e fundit ndaj Polonisë që kryeson grupin me katër pikë. Mbetet në lojë dhe Meksika e cila ka një pikë dhe një fitore ndaj Arabisë Saudite mund t’i dhurojë një kualifikim të mundshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *