Lojtari me origjinë shqiptare do të huazohet nga Bajerni i Mynihut te Lacio për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi italian ka të drejtën e blerjes për 8 milionë euro në fund të sezonit, në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Ibrahimoviç pati pak minuta aktivizim me Bajernin e Mynihut, ndërsa shpreson të marrë më shumë hapësirë te Lacio, e cila ka shfaqur shumë probleme në fazën e sulmit gjatë këtij sezoni.

Arjon Ibrahimoviç sezonin e kaluar luajti në huazim te Frosinone, ku pati paraqitje të mira.

Mesfushori sulmues është përfolur gjithashtu për një bashkim të mundshëm me Kombëtaren e Shqipërisë, pasi është ftuar nga trajneri Silvinjo.

By Editor