Kandidati i “Lëvizjes Bashkë” për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori tha në emisionin “Opinion” se forca politike që ai drejton është i vetmi subjekt që ka sfiduar publikisht oligarkët dhe vijojnë t’i denoncojnë publikisht ata me emra konkretë.

Qori përmendi rastin e fushatës denoncuese ndaj oligarkut, Samir Mane duke theksuar se lëvizja që ai drejton do t’i sfidojë të gjithë, që nga kryeministri, Edi Rama bashkë me shpurën e oligarkëve, që spas Qorit ka zaptuar hapësirat dhe pasuritë publike.

Pedagogu Qori, nënvizoi se subjekti i tij politik ka rreth 300 vëzhgues të gatshëm për të monitoruar procesin e votimit në 14 maj.

Ai paralajmëroi se këta vëzhgues, njëkohësisht dhe aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” do të mbrojnë çdo votë dhe do të denoncojnë çdo përpjekje për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në kutitë e votimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *