Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar mbi situatën largimit masiv të shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se pas 35 vjetësh tranzicion, Evropa vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për emigrimin masiv të shqiptarëve. Sipas tij, ndërkohë që mijëra qytetarë largohen çdo vit, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “kamp refugjatësh për të mjerët e kësaj bote”.
Qori ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të zhvillohet të enjten, në orën 18:00, përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke ftuar qytetarët të bashkohen në një qëndresë të përbashkët ndaj politikave që, sipas tij, po dëmtojnë shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

