“La Gazzetta Dello Sport” shkruan se ka negociata të avancuara mes Çelsit dhe Uest Hemit për kalimin e Armando Brojës në radhët e këtyre të fundit.

Skuadra e David Mojesit ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar, ndërkohë që Çelsi po e shqyrton seriozisht këtë ofertë.

Broja nuk u grumbullua nga tekniku i Çelsit, Mauricio Poçetino për turneun që klubi do të zhvillojë në SHBA, ndërkohë që sulmuesi po vijon stërvitjen në garë më kohën për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që e la 6 muaj larg fushave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *