Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi për arritjen e një armëpushimi katërditor në Gaza. 

Pjesë e marrëveshjes është lirimi i 50 pengjeve izraelitë nga Hamasi, ndërsa Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Netanjahu tha se për çdo 10 pengje shtesë të liruara nga Hamasi, armëpushimi do të zgjatet me një ditë.

OKB-ja dhe SHBA-të e përshëndetën arritjen e kësaj marrëveshje si tepër të nevojshme në kushtet ku kërkohet krijimi i korridoreve humanitare për popullsinë civile në Gaza të mbetur në izolim total.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *