Njohësi i çështjeve të merkatos, Fabricio Romano dhe burime brenda klubeve të Liverpulit dhe Fejnordit konfirmojnë se Arne Slot do të jetë trajneri i ardhshëm i Liverpulit.
Marrëveshja mes palëve është arritur me Liverpulin që ka pranuar të paguajë 10 milionë euro në arkën e Fejnordit për të marrë trajnerni hollandez.
45-vjeçari e shprehu hapur dëshirën për të drejtuar Liverpulin, ndërkohë që drejtusit e klubit anglez e kanë përzgjedhur atë për vijimin e projektit të Jurgen Klop i cili largohet në verë.
Arne Slot mori drejtimin e Fejnordit në vitin 2021 pasi kishte spikatur më parë si trajner i Alkmarit.
Ai riktheu klubin te titulli kampion dhe arriti në finalen e Konferencë Ligë ku u mund nga Roma e Mourinjos në finalen e luajtur në Tiranë.
Arne Slot shquhet për filozofinë e tij sulmuese, si trajner që kërkon presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, dhe qarkullim të dendur topi.
Tekniku hollandez e cilësoi si një sfidë të madhe për të mundësinë e drejtimit të Liverpulit, ndërkohë që epoka e tij në “Anfilld” nis në fillimin e korrikut