Arne Slot deklaroi se drejtuesit e Fejnordit dhe ata të Liverpulit kanë nsur bisedimet pasi të kuqtë i kanë ofruar postin e trajnerit pas largimit të Jurgen Klop në verë. 

Slot tha se ai dëshiron të jetë trajner i Liverpulit dhe shpreson që klubi aktual të mos e pengojë largimin e tij. 

“Mund të them se Fejnordi dhe Liverpuli janë në bisedime. U kam thënë drejtuesve se e pranoj ofertën e Liverpulit dhe shpresoj që bisedimet të shkojnë në mënyrën e duhur.” – tha Slot. 

Arne Slot e riktheu Fejnordin te titulli kampion në Hollandë, ndërkohë që arriti dhe në finale e Konferencë Ligë para dy sezonesh. Fejnordi I tij pati paraqitje të mira dhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *