Detaje të reja dalin në dritë lidhur me arratisjen e Altin Ndocit, 38 vjeç, nga Spitali i Durrësit të martën mesditë. Burime bëjnë me dije se Policia e Durrësit u vënë në lëvizje menjëherë pas lajmit për largimin e tij, duke nisur operacionin për gjurmimin dhe kapjen e tij.
Verifikimet tregojnë se për transportimin e Ndocit drejt spitalit, Drejtoria e Burgjeve nuk ka njoftuar në asnjë mënyrë policinë. Kjo është në kontrast me një rast të mëparshëm, kur Burgu i Durrësit kërkoi shoqërimin e një të dënuari tjetër për një emergjencë familjare dhe policia e realizoi menjëherë kërkesën.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Ndoci ka lëvizur fillimisht në zonën e Spitallës, më pas në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë me një “Audi A7”. Nga verifikimet në spital, rezulton se ai ka marrë mjekimin e nevojshëm para se të largohej.
Policia e Durrësit vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Altin Ndocit.

