Policia ka arrestuar 21 persona në lidhje me protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë protestës u shënuan incidente, ku disa pjesëmarrës hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Si pasojë e përplasjeve, 19 efektivë të policisë mbetën të lënduar.

Protesta u organizua nga Partia Demokratike dhe ishte protesta e tretë kombëtare e mbajtur përpara Kryeministrisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *