Fundvitin e kaluar, Dani Alvesh u kallëzua në policinë e Barcelonës nga një e re e cila pretendonte se futbollisti brazilian e kishte sulmuar seksualisht gjatë një feste në një diskotekë në kryeqendrën e Katalonjës.
Alvesh, fillimisht i mohoi akuzat dhe u largua drejt Meksikës për t’u bashkuar me skuadrën e tij të Pumasit.
Veterani brazilian është rikthyer në Barcelonë për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me akuzat, por atij i janë vendosur prangat nga policia.
Anësori brazilian, një ikonë e klubit të Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, tashmë e sheh veten në një pozitë mjaft të vështirë që kompromenton imazhin e tij.