Gjeneral-koloneli ,Sergei Surovikin, i cili është komandanti i dytë i ushtrisë ruse, është arrestuar, sipas një raporti të medias ruse, raporton Skynews.

Ushtaraku i lartë rus dyshohet se ishte rreshtuar përkrah Ievgeni Prigozhinit në marshimin e këtij të fundit drejt Moskës në krye të trupave të Wagner-it.

Shumë ushtarakë dhe analistë perëndimorë e vlerësojnë lëvizjen e Prigozhinit si skenar të Vladimir Putinit në mënyrë që ky i fundit të testonte komandën e lartë të ushtrisë ruse se kush qëndron përkrah tij dhe kush jo.

Raportohet se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e general Sorovikinit të prangosur si përkrahës i një puçi të dështuar ushtarak.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *