Arrestohet në Turqi  një prej kundërshtarëve më të njohur të Erdoganit – kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu. Ai akuzohet për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizata që veprojnë kundër vendit!

Kryetari i bashkisë së  Stambollit  Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe veprim kundër interesave të shtetit. Edhe disa mbështetës të tij janë arrestuar. Arrestimi është bërë vetëm pak ditë para emrërimit të tij si kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që janë planifikuar për vitin 2028.Nominimi zyrtar i tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale është dashur të bëhet të dielën. Ekrem Imamoglu konsiderohet si kundërkandidati më i fuqishëm dhe më serioz i presidentit turkRecep Tayyip Erdogan.Ai është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale, njofton agjencia e lajmeve Anadolu, e cila i referohet burimeve nga Prokuroria. Bëhet fjalë, sipas këtyre burimeve, për korrupsion me tenderë në administratën e qytetit. Janë arrestuar edhe persona të tjerë, kumtoi Prokuroria.

Disa stacione televizive raportuan se policia ka hyrë edhe në rezidencën e Imamoglu dhe ka bastisur ndërtesën. Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka vendosur që të ndalojë për katër ditë mbajtjen e protestave në Stamboll. Janë ndaluar tubimet dhe janë kufizuar edhe platformat në internet. Pas arrestimit të Imamoglu, organizata monitoruese e internetit NetBlocks raportoi se qasja në disa platforma online në Turqi është kufizuar. Këto përfshijnë X, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Mundësia e veprimeve ndaj Imamoglut është paralajmëruar edhe më parë. Dje u bë e ditur se Universiteti i Stambollit i ka anuluar Imamoglut diplomën universitare. Diploma universitare është një parakusht për të kandiduar për president. Arsyeja e anulimit thuhet të jetë një ndryshim i paligjshëm në universitet. Televizioni TRT njofton se me këtë shpjegim u janë hequr diplomat akademike edhe 27 personave të tjerë./ DW

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *