Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar sot me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Sipas burimeve nga Report TV, arrestimi i Metës ndodhi pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë, teksa ai ishte duke shkuar në selinë e partisë për të mbajtur një konferencë për shtyp të planifikuar për orën 13:40.

Akuzat kundër Metës lidhen kryesisht me skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimet mbi pasurinë e tij. Ai është gjithashtu nën hetim për çështjen ÇEZ-DIA. Arrestimi i tij erdhi si një zhvillim i papritur, ndërkohë që pritet deklarata zyrtare nga SPAK.

Ndërkohë, për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, megjithëse ajo ka deklaruar se nuk i është komunikuar ende zyrtarisht. Prokurori Sotir Kllapi dhe gjyqtari Erjon Cela kanë qenë të përfshirë në lëshimin e masave të arrestit dhe hetimit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *