Autoritetet turke njoftuan se kanë arrestuar të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi në një lagje të Stambollit.
Autoritetet turke publikuan pamje nga arrestimi i Rexhepit, ndërkohë që operacini është kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Rexhepi mbante një pashaportë kolumbiane false, ndërkohë që akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
SPAK-u e akuzon Dritan Rexhepin si urdhërues të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së shtetasit Jan Prenga.
Prenga u rrëmbye në janar të vitit 2020 në zonën e Kamzës, ndërkohë që Rexhepi e kishte urdhëruar vrasjen e tij pas përlasjeve me Astrit Prengën, të vëllane e vitkimës, për pazaret e drogës.