Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasin me iniciale A.M. me banim në Kodrën e Institutit në Kamëz me akuzën e ngujimit të bashkëshortes dhe ushtrimit të dhunës në familje. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.“- njofton policia.

Rasti në fjalë është i ngjashëm me atë të Jetnor Zhabollit i cili kishte ngujuar në banesë bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët e mitur. Ai nuk i lejonte të dilnin nga banesa pa praninë e tij, u kishte bllokuar valët e telefonave dhe ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *