Njohësi i çështjeve të merkatos, Fabricio Romani, shkroi në rrjetet sociale se Liverpuli ka pranuar të paguajë 150 milionë euro për blerjen e Florian Virc nga Bajer Leverkuseni.
Tashmë marrëveshja është drejt përmbylljes, ndërsa së shpejti priten edhe vizitat mjekësore të 21-vjeçarit gjerman në Angli.
Virc është kërkuar me insistim nga trajneri Arne Slot, i cili synon ta ketë trekuartistin si pikë referimi në Liverpulin e së ardhmes.
Kjo marrëveshje e rendit Vircin si lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori, pas Nejmarit dhe Mbapesë.