Arsenali fitoi në transfertë derbin e Londrës ndaj Totenhemit në shifrat 0-2. Topçinjtë e teknikut Mikel Arteta kaluan në epërsi kur Loris shënoi një autogol në portën e tij. 

Kapiteni Martin Odegard dyfishoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë me dy gola avantazh. Totenhemi u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, por Ramsdei kreu dy pritje shpëtimtare për Arsenalin.

Kjo fitore e shkëput ekipin e Artetës me tetë pikë diferencë në krye, ndërkohë që titulli kampion që mungon nga koha e Arsen Vengerit duket shumë i arritshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *