Arsenali mori një fitore të çmuar në shifrat 3-2 ndaj Mançester Junajtid në një ndeshje mjaft dramatike.
Junajtid gjeti avantazhin me Rashford, por topçinjtë kthyen shifrat me golat e Nketia dhe Saka. Arsenali ishte dominues, por Junajtid barazon në një nga sulmet e pakta me golin e Martinez. Skuadra e Artetës shtyn e gjitha përpara dhe është sërish Nketia ai që çon në delir londinezët duke shënuar në fundin e kohës së rregullt.
Kjo fitore e mban Arsenali në krye me 5 pikë avantazh nga ndjekësit e Mançestet Sitit, të cilët mposhtën në shtëpi Ulverhemptonin 3-0 me tripletën e të zakonshmit Haland.