Ky sezon i Premier Ligë duket se po rikthen në skenë Arsenalin e kohëve të lavdishme. “Topçinjtë” e Londrës triumfuan ndaj Liverpulit në shifrat 3-2 duke u konfirmuar si i vetmi rival i Mançester Sitit në garën për titull kampion. Arsenal kaloi në avantazh që në fillimin e sfidës me anë të brazilianit Martineli, por Liverpuli barazoi shifrat me anë të Nunjez. Në limitet e pjesës së parë të besuarit e Mikel Artetës gjetën sërish epërsine me anë të Saka. Fillimi i pjesës së dytë ofroi një Liverpul më kërkues dhe barazimi erdhi sërish me anë të brazilianit Firmino i ardhur në fushë si zëvendësues. Arsenali nuk dekurajohet duke shtyrë përpara sërish në kërkim të avantazhit dhe përpjekjet shpërblehen kur Gabriel Zhesus fiton një penallti pas një faulli ndaj tij shkaktuar nga Tiago Alkantora. Nga pika e bardhë godet Saka i cili tregohet i saktë duke gjetur golin e dytë personal dhe atë të fitores për londinezët.

Ky sukses e çon Arsenalin sërish në krye të renditje në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë. Liverpul mbetet në vendin e dhjetë me vetëm 10 pikë të grumbulluara duke u larguar shumë shpejt nga lufta për titull në një nga sezonet më të dobëta nën drejtimin e teknikut Jurgen Klop.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *