Arsenali shënoi pesë gola në portën e Notingam Forest duke arritur të ruajë sërish kreun e rënditjes në Premier Ligë. Skuadra e teknikut Arteta gjeti avantazhin në fillimin e sfidëz me mbrojtësin Gabriel. Në pjesën e dytë topçinjtë realizuan dhe katër herë me dygolëshin e të riut Nelson, dhe realizimet e Parti dhe kapitenit Odegard. Arsenali ngjitet nê kuotên e 31 pikëve, dy mê shumë se Mançester Siti që fitoi në transfertë ndaj Leiçester 0-1 me golin e De Brojne.
Mançester Junajtid vuajti për të marrë tre pikët në shtepi ndaj Uest Hemit. Markus Rashford realizoi golin e vetëm.të sfidës, por protagonisti kryesor ishte portieri De Gea që kreu disa pritje shpëtimtare për Junajtid. Ekipi i Ten Hag merr vendin e pestë me 23 pikë.
Befasitë e kesaj jave ishin humbjet e Liverpulit në shtëpi 1-2 ndaj Lids Junajtid dhe ajo e Çelsit në tranfertën ndaj Brajton nê shifrat e thella 4-1.