Ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministre në disa dikastere, Arta Dade tha në News 24 se partia që drejtonte Fatos Nano nuk kishte asnjë lidhje me partinë që drejton sot Edi Rama.
Sipas Dades, Fatos Nano krijoi të majtën modern, ndërsa sot Partia Socialiste është pasqyrë e kryetarokracisë ku drejtuesi merr çdo vendim.
“Partia Socialiste me Fatos Nanon kryetar krijoi një të majtë moderne. Brenda partisë debati edhe për çështjet më të nxehta ishte pa asnjë lloj doreze. PS-ja, deri në kohën që kam qenë pjesë, ka qenë partia më moderne dhe më e demokratizuar brenda strukturave. Qe fryma e përgjithshme e Fatosit, madje edhe kur ishte në burg si i dënuar politik, por edhe koleget e tjerë që e drejtuan partinë kishin një mendësi ndryshe nga të gjitha partitë.. Fatosi kishte një version tjetër, ai mendonte se PS-ja mund të drejtohej me rotacion me 5-6 personalitete. Sot në parti çdo vendim e merr kryetari.” – u shpreh Dade.