Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut njoftoi largimin nga jeta politike pasi u shpall në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artan Grubi shkroi në Fejsbuk se ai ishte viktimë e sulmeve të shumta gjatë karrierës së tij dhe se shumë gjëra janë keqinterpretuar.
“Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti” – shkruan ndër të tjera Grubi.
SHBA-të e akuzojnë Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti se u përpoqën të ndikojnë në favor të Sasha Mijallkovit, ish-drejtues i Shërbimit Sekret, gjatë kohës kur ky i fundit përballej me drejtësinë.
Sasha Mijallkov është akuzuar për vite me radhë si orkestrues i proceseve të montuara ndaj shqiptarëve dhe si organizator skenarësh për vrasjen dhe dhunimin e shqiptarëve.