Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në një intervistë televizive se ka marrë një telefonatë kërcënuese lidhur me deklarimet e tij publike për sulmin ndaj televizionit Top Channel.
Hoxha theksoi se telefonuesi anonim e kishte pyetur në formë kërcënimi se përse po merrej me sulmin ndaj Top Channel.
“Para se të vija tek ty më morën në një telefonatë dhe më tha: “Pse duhet të dalësh ti i pari?” Pse i thashë? Unë kujtova për historinë e përgjimit të 21 Janarit. Ai më foli pikërisht për atë që i ndodhi Top Channel. Nuk kam pasur gjë personale me ty dhe gjëja që më shkoi në mend, se mua në mend më shkon gjithmonë e kundërta, numri ishte nga ata numra që janë të regjistruar në Karaibe…” – tha Hoxha.
Ai shtoi se moszbardhja e sulmit ndaj Top Channel do të inkurajojë krimin për të tjera goditje ndaj medias.