Prestigjozja gjermane “Bild” i kushtoi një artikull protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës dhe thirrjeve për dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj. 

Në artikull theksohet se kryeqyteti i vendit ballkanik është tronditur nga një skandal i madh korrupsioni ku janë vjedhur 25 milionë euro. 

“Mjete ndezëse dhe zemërim masiv: Mijëra qytetarë prej ditësh kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Arsyeja: Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist po përballet me hetim. Bëhet fjalë për miliona euro. Edhe për Shqipërinë, qytetarët e së cilës janë mësuar me korrupsionin, ky është një skandal i madh. 

Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama. U hodhën mjete ndezëse dhe policia duhej të rrethonte administratën e qytetit. Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes njerëzve të kashtës, të cilëve më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës! Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë. E gjithë kjo është pjesë e një sërë rastesh korrupsioni në vend që është kthyer në destinacionin e ri të ëndrrave në Mesdhe për mijëra gjermanë.”-  thuhet ndër të tjera në artikull.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *