Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përjashtoi Xhani De Biazin dhe Ilir Dajën si kandidatë të mundshëm për stolin e Kosovës të mbetur bosh pas shkarkimit të Primosh Gliha.
Ademi tha për Panorama Sport se i vlerëson të dy trajnerët, por Kosova po kërkon një tjetër profil trajneri.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se Ademi ka darkuar në Stamboll me Roberto Morenon. Tekniku spanjoll ka drejtuar për tre muaj kombëtaren iberike, ndërsa në klube ka drejtuar Monakon dhe së fundmi Granadën e Myrto Uzunit.
Ademi ka konfirmuar se trajneri i ri i Kosovës do të emërohet në fund të janarit.