Prestigjozja spanjolle “AS” shkruan se Gallatasaraji ka shfaqur interes konkret për të marrë shërbimet e Myrto Uzunit nga Granada.
Gjigandët e futbollit turk raportohet të kenë zhvilluar negociata me klubin spanjoll të cilët kanë vendosur një çmim prej 25 milionë eurosh për 28-vjeçarin, çmim të cilin turqit pretendojnë ta ulin.
Uzuni shënoi 23 gola sezonin e kaluar, ndërkohë që ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në dy javët e para në La Liga.