Protestat në Francë vijojnë prej katër ditësh, ndërkohë që revolta sa vjen dhe ashpërsohet.
Raportohet se një protesues 20-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia, ndërsa 249 policë mbeten të plagosur nga përplasjet me protestuesit.
Kryeministrja franceze, Elisabet Borne u kërkoi prindërve në vendin e saj të mbajnë fëmijët dhe adoleshentët në shtëpi.
Mediat franceze raportojnë se qeveria po shqyrton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa janë shtuar mjetet e blinduara dhe trupat e xhandarmërisë në rrugët e qyteteve franceze.
Vrasja e adoleshentit 17-vjeçar nga një punonjës policie ka shkaktuar revolta masive dhe autoritetet bëjnë me dije se shumica e protestuesve i perkasin grupmoshës nga 15 deri 30 vjeç.