Anëtari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Vokshi merr vendin e lënë vakant nga Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar që në muajin prill.

Gjykata e Lartë shpalli Vokshin fitues për këtë pozicion, vendim që u kundërshtua nga kandidatja Naureda Llagami. Llagami pretendoi se një votë e shpallur e pavlefshme duhej t’i njihej asaj, duke i dhënë epërsinë për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Këto pretendime u shqyrtuan si në Gjykatën Administrative, ashtu edhe në atë Kushtetuese.

Me largimin e Zaçajt, Gjykata Kushtetuese duhet të zgjedhë së shpejti edhe një kryetar të ri. Deri në zgjedhjen e tij, institucionin e drejton nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *