Legjenda kroate e Realit të Madridit është lojtari me më shumë tituj të fituar në historinë e klubit spanjoll.
Reali mposhti Atalantën 2-0 në finalen e Superkupës së Evropës me golat e Valverde dhe Mbape ndërsa Luka Modriç theu rekordin duke ngritur trofeun e 27 si lojtar i madrilenëve.
38-vjeçari është në vitin e funidt të kontratës dhe rekordi i tij mund të zgjerohet me trofe të tjerë. I dyti me trofe (26) është mbrojtësi Naço i cili zgjodhi të largohej nga skuadra gjatë kësaj vere.